Kulturë

“Kujtesa në Kosovë” për një histori pa politikë

Prishtinë, 1 mars - Me qëllim të krijimit të kulturës së mbamendjes është hartuar projekti i cili do të ofrojë informacione që bazohen në prova, duke hulumtuar trashëgiminë e kujtesës në Kosovë. Kjo do të realizohet nëpërmjet përdorimit të teknologjisë.

Një ueb-faqe me informacione të ndryshme për të kaluarën e vendit, njëherësh edhe publikimi i botimit me titull “Trashëgimia e kujtesës në Kosovë: Konteksti i përgjithshëm; Ver. 1.0”, të përgatitur nga Shkëlzen Gashi, do të jenë dy opsionet që do të ofrojë ky projekt në fazën e parë të implementimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Promovimi i këtyre produkteve do të bëhet më shtatë mars në Prishtinë. Projekti i “Kujtesa në Kosovë: Trashëgimia e mençur dhe e dokumentuar e kujtesës” synon që ta mbledhë, ta centralizojë dhe ta dokumentojë kontekstin e kujtesës në Kosovë nëpërmjet mediave online dhe publikimeve të shtypura.

Duke qenë se përdorimi i shtuar i telefonave të mençur, informacioni online dhe mbulesa e gjerë e rrjeteve të internetit tregojnë për një mundësi të madhe të ofrimit dhe shpërndarjes së njohurive, që do ta stimulonte zhvillimin dhe do ta përmirësonte arsimin, ky program do të paraqesë edhe një kornizë alternative, metodologjike që gërsheton disiplina të ndryshme - hulumtimin historik, informatikën dhe teknologjinë - për të ofruar të dhëna të sakta historike e jo fiktive. Programi është i hartuar nga “Integra” dhe “ForumZFD”.

Programi “Kujtesa në Kosovë: Trashëgimia e mençur dhe e dokumentuar e kujtesës” përveç metodave dhe mediave online e publikimeve të shtypura do të përhapet edhe nëpërmjet katalogëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.