Kulturë

Shqipëria me festival të ri zgjedh këngën për Junior Eurovision

Descriptive Text

Tiranë, 28 qershor - Junior Fest do të jetë festivali që do të përzgjedhë këngën shqiptare në Junior Eurovision.

RTSH ka konfirmuar tashmë përfaqësimin në Junior Eurovision Cong Contest 2017, që do të mbahet në Tblisi të Gjeorgjisë më 26 nëntor 2017, transmeton KultPlus.

Junior Fest do të mbahet më 23 shtator, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. 16 këngë do të marrin pjesë, të cilat do të jenë të përzgjedhura nga një juri profesionale. Mënyra se si do te zgjidhet fituesi është ende e panjohur.

Rregullat për të marrë pjesë në Junior Fest janë:

Materiali duhet të vije i përfunduar në formatin Wave me data CD ose me audio CD në rastin e dorëzimit në sportelet e RTSH ose mp3 në rastin e aplikimit online. Dorëzimet do të bëhen jo më vonë se data 1 shtator 2017.

Bashkangjitur duhet të dorëzohet: teksti, të dhënat e autorëve të këngës dhe foto e këngëtarit. Interpretuesi duhet të jetë i brezit të të lindurve nga data 1 dhjetor 2003 – 20 nëntor 2008.

Kënga duhet të jetë krijuar pas pjesëmarrjes së fundit të Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest. Duhet të jetë krijim origjinal i pambështetur në krijime të tjera kompozicionale apo të tekstit. Artisti duhet të interpretojë live në rast kualifikimi. Kohëzgjatja e këngës nuk duhet të jetë më pak se 2 minuta e 45 sekonda dhe jo më shumë se 3 minuta.

Në qoftë se ka element ndihmës në performancën skenike të këngës, si p.sh: grup i vogël koral, grup i vogël koreografik, rekuizitë, kostume të veçanta etj, që ndihmojnë dhe kanë rol kryesor në këngë, të bëhen përshkrime të qarta në formën e një sinopsisi.

aplikimit, të gjitha këngët do t’i nënshtrohen vlerësimit të një komisioni të përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës, nga ku do të dalin 16 këngët pjesëmarrëse të këtij festivali.