Kulturë

Filmi me nënat serbe kundër luftës në Kosovë, tash edhe online

Një dokumentar synon të shfaqë një fytyrë tjetër të popullit serb gjatë luftës që po ndodhte në Kosovë.

Politika shoviniste serbe po luante lojën e saj, por një pjesë e popullit serb nuk e donte luftën.

Rrëfimet e nënave serbe, djemtë e të cilave ishin marrë me forcë nga shteti serb për të shkuar në luftën e Kosovës, protestat e ndryshme të Shoqërisë Civile në Beograd, komunikimet e ndryshme të grave serbe dhe shqiptare për t’u bërë bashkë dhe për të ndalur luftën, arrestimi i Flora Brovinës e deri tek ekspozita e Saranda Bogujevcit, e cila u mbajt në Qendrën Kulturore Serbe, ekspozitë kjo që u prit me brohoritma e disa skandale që deri më tani askush nuk ka dëgjuar për to, janë pjesë e këtij dokumentari me titullin “Gratë shqiptare janë motrat tona”.

Image

“Albanke su naše sestre” tani është edhe online dhe mund të shihet nga publiku pasi para disa javësh u dha edhe në Beograd, shkruan KultPlus.

Milena PopoviQ, Sanja KljajiQ, Taulant Osmani, Darko Shper dhe Vanja Gjuriq janë autorë të dokumentarit 27 minutësh. ‘Vajzat shqiptare janë motrat tona’, u krijua nga ForumZFD, BIRN Kosovë dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës.

Albanke su naše sestre / Lëvizja kundër luftës në Serbi / Albanian Women are Our Sisters from Stvarni ljudi on Vimeo.