Kulturë

Egla Ceno: Si fëmijë kam jetuar në një dhomë grimi të teatrit

Aktorja Egla Ceno, që tash e pesë vjet është pjesë e trupës teatrale në Teatrin “Skampa” në Elbasan, nga skena ku luan me shpirt shpalos rrëfimin e saj jetësor. Por, historia e saj me teatrin është një kujtim i veçantë fëmijërie.

Aktorja nga Berati, në episodin e dytë të emisionit “PRO X”, rrëfen për fëmijërinë e saj brenda teatrit.

“Kur nënën dhe babanë i transferuan nga Berati në Poliçan, sepse komunizmi kështu i shpërndante njerëzit ku kishte nevojë. Ne nuk e kishim shtëpinë e ndërtuar dhe jetonim në një dhomë grimi të teatrit. Për t’u futur në shtëpi përshkoja sallën, skenën dhe pas kuintave për të arritur te “shtëpia ime”, ka thënë Ceno.

Egla Ceno rrëfen se si një bast me nënën e saj e bëri atë pjesë të Akademisë së Arteve në Tiranë. Aktorja Ceno zbulon se përse si e re e refuzoi ofertën për të shkuar në Gjermani dhe çfarë e bindi më pas të shkojë atje.