Punimet në sheshin e Pejës nxjerrin në sipërfaqe kalldrëmin e moçëm

Punimet në sheshin e Pejës nxjerrin në sipërfaqe kalldrëmin e moçëm

23 qershor 2017 12:01

Prishtinë, 23 qershor - Rreth 15 metra katrorë kalldrëm kanë dalë në pah gjatë punimeve për zgjerimin e sheshit “Skënderbeu” në Pejë. Një pjesë e tij duket në gjendje më të mirë, përderisa pjesa tjetër është dëmtuar. Kalldrëmi është gjetur gjatë punimeve që po bëhen afër hotel “Dukagjinit”, pas gërmimit në thellësi prej rreth 15 centimetrash.

Autoritetet komunale nuk i kanë njoftuar institucionet e trashëgimisë kulturore, ashtu siç përcaktohet me ligj dhe nuk e kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Përderisa zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë kanë thënë se do të marrin masa menjëherë, për kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kalldrëmi nuk paraqet ndonjë vlerë për trashëgiminë kulturore dhe për këtë nuk i kanë lajmëruar institucionet e kësaj fushe.

“Nuk është send për trashëgimi. Të gjitha rrugët kanë qenë me kalldrëm. Është hequr këndi dhe janë nja 10 deri në 15 metra katrorë kalldrëm. Ke sa të duash këtu. Nuk është diçka me vlerë”, ka thënë Muhaxheri. Sipas tij, bëhet fjalë për kalldrëm të rrugës Pejë-Deçan, që është shtruar pas Luftës së Dytë Botërore.

“Krejt Peja e di që ka qenë rruga e cila është hequr viteve ‘80. Ne jemi duke e zgjeruar sheshin e qytetit. Do të rregullohet me pllaka të tjera dhe tash jemi duke punuar për ta zgjeruar e për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve në atë pjesë”, ka thënë Muhaxheri.

Por krejt ndryshe e përcakton këtë proces Ligji për trashëgimi kulturore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme