Kulturë

"Socratic Philosophical School" shpall Ilazin e Eminin “Qytetarë të Botës”

Kryetarja e Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Hasnije Ilazi dhe nënkryetari, Ridvan Emini janë certifikuar si “Qytetarë të Botës të shekullit XXI”.

Certifikimi është bërë nga “Socratic Philosophical School”, pjesë e Federatës Botërore të Filozofisë.

Ndarja e certifikatave do të jetë në tetor 2017 në Athinë.

Kosova është ranguar në vendin e 16.

Listës së “Qytetarëve të Botës të shekullit XXI” i prin ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, pasohet nga Irina Bokova nga UNESCO, dhe deri tani përfshin fiks 204 personalitete nga 37 vende të botës. Duhet përmendur se në këtë listë janë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e shkencëtari me nam Stephen Hawking.  

{gallery}