Kulturë

“Festa e Muzikës” përballë telasheve të skenës vendore

Prishtinë, 22 qershor - Për më shumë se tri dekada, 21 qershori kremtohet me muzikë në shumë shtete të botës. Njihet si “Festa e Muzikës”. U këndohet lirisë shpirtërore, diversitetit dhe ditës më të gjatë të verës në hemisferën veriore. Edhe Prishtina për të katërtin vit me radhë i është bashkuar kësaj feste.

Por për muzikantët kosovarë kjo ditë është vetëm një akt simbolik. Madje thonë se duke e marrë parasysh situatën në të cilën gjendet skena muzikore në vend, zor se ka arsye për festë. Skenën kulturore në vend e kanë cilësuar si “të fragmentuar, pa plan e pa vizion”. E krejt i kundërt është qëllimi i “Festës së Muzikës”, e cila si ide u plasua në vitin 1981, për t’u konkretizuar një vit më vonë në Francë. Që nga viti 1982, fryma e bashkimit përmes muzikës nisi të shpërndahej gjithandej. Tani, më shumë se 800 qytete në botë i bashkohen festës për të kremtuar diversitetin në emër të kësaj nisme.

Zakonisht, kjo ditë përcillet me një mesazh ose temë të caktuar. Por sivjet nuk ka ndodhur kësisoj. Ministrja e Kulturës e Francës Françoise Nyssen, në letrën dedikuar kësaj dite, ka sqaruar përse një gjë e tillë nuk ka ndodhur kësaj radhe (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.