Yjet e pop-it lansojnë këngë për të mbledhur fonde për viktimat e zjarrit në Londër

21 qershor 2017 13:43

Disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës britanike, përfshirë Stormzy, Robbie Williams dhe The Who, kanë lansuar një këngë bamirëse të mërkurën për të mbledhur fonde për njerëzit e prekur nga zjarri në ndërtesën në perëndim të Londrës, raporton Reuters.

Kënga, që është ‘cover’ i këngës së Simon dhe Garfunkel, “Bridge Over Troubled Water”, përfshin edhe Leona Lewisin, James Bluntin dhe një kor të madh të përbërë nga njerëz lokalë, disa prej të cilëve i kanë mbijetuar zjarrit, transmeton Koha.net.

Në total, 79 persona kanë vdekur nga zjarri, i cili pushtoi ndërtesën 24 katëshe Grenfell më 14 qershor. Shumë njerëz ende nuk janë identifikuar dhe autoritetet kanë thënë se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet ndonëse ekipet e shpëtimit po e vazhdojnë punën.

Kënga është iniciativë e të famshmit, Simon Cowell.

Image

Reagimi për këngën në mediat sociale në përgjithësi ka qenë pozitiv, ku përdoruesja e Twitterit, Sarah Styles, ka thënë se kënga është “absolutisht e bukur”, ndërsa Amy Elizabeth ka thënë se kënga është “rrëqethëse”.

Kënga është lëshuar në shitje të mërkurën dhe Cowell ka shkruar në Twitter se ajo do të pasohet me një video. Të gjitha të hyrat do të shkojnë për Fondacionin e Komunitetit të Londrës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme