Kulturë

DokuFest hapë thirrjen për punëtorinë “Film & Factual Media”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST, hapë thirrjen për aplikim për punëtorinë “Film & Factual Media”, përcjell KultPlus.

DokuFest fton të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit që të aplikojnë për kampin veror ku do të aftësohen në prodhimin e filmave dokumentar.

Kampi 3 ditor organizohet në kuadër të edicionit të 16-të të DokuFest që mbahet nga 4-12 gusht 2017 në Prizren.

Programi i kampit ka për qëllim nxitjen e kreativitetit tek të rinjtë përmes punëtorive intensive, master klasave dhe ushtrimeve praktike. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.