Kulturë

“The Art of Banksy”, ekspozitë komerciale për artistin që kundërshton institucionet

Descriptive Text

Banksy mbetet njëri prej ikonave më të mistershme të kohës sonë. Ngritja e tij meteorike i ka sjellë njohjen që pak “vandalë” të tjerë e gëzojnë: autoritetet lokale e kanë caktuar ekspozitën me vepra të tij – disa kanë kërkuar falje që kanë larguar grafitet e tij, edhe pse ato janë ilegale.

Udhëtimi i Banksyt ka qenë tejet ironik. Insistimi i tij që të mbetet anonim e ka kthyer në një prej artistëve më profilikë të grafitit në lëvizjen e artit të rrugës, transmeton “Koha Ditore”. Mesazhet e tij sarkastike dhe kundër institucioneve u kanë sjellë fitime blerësve të pasur, të cilët veprat e tij nga rruga i futën nëpër galeri dhe nisën t’i shesin për shifra milionëshe.

U pëlqen apo ajo, Banksy është absorbuar nga institucionet që ai i kritikon dhe trajektorja e suksesit të tij simbolizon marrëveshje të fshehta në mes të artistëve dhe dilerëve: ndërvarësia e stuhishme mes atyre që gëzojnë integritet artistik dhe atyre që përfitojnë nga ajo.

“The Art of Banksy” është një ekspozitë e paautorizuar e cila u hap në Berlin, pasi që ishte hapur në Antwerp, Stamboll, Amsterdam dhe Melbourne. Shpalos gati 80 vepra arti, përfshirë disa prej më të njohurave të Banksyt (për shembull, “The Girl and the Balloon”) si dhe disa piktura të mëhershme të papara më herët. Vizitori duhet të paguajë 20 euro për ekspozitë, për privilegjin që të shohë diçka që do të mundë të shihej në rrugë, pa para.

Nëse ndonjëri prej tyre dëshiron që të ketë të printuar ndonjë prej veprave, atëherë duhet të vihet në kontakt me kuratorin. Ekspozita është kuruar nga Steven Lazarides, ish-mik dhe agjent i artistit. Dyshja i ndau rrugët në vitin 2008 për shkaqe të panjohura deri më tani. Lazarides thotë se ekspozita ndoshta do t’i hidhërojë ish-klientët e tij, të cilët mbesin kritikë të patundur të projekteve të tilla komerciale. Por kjo nuk e ka ndaluar Lazarides që të ecë përpara. Veprat e marra nga koleksionet private mund të ekspozohen pa pëlqimin e artistëve, dhe ky është një prej rasteve të tilla.

Rezultati është kontrovers. Ka diçka drithëreuse të shohësh art të rrugës në një ambient komercial të një galerie dhe është e vështirë të injorohet ironia se ekspozita mundohet të shesë artin që në fakt ka qenë i destinuar të jetë në publik dhe pa çmim. “Sale ends” (2006) paraqet figura që gjunjëzohen me entuziazëm fetar para shenjës që shkruan “Sale Ends Today” (shitja përfundon sot), si reminishencë e turmës së njerëzve që marrin pjesë në atë që quhet “Black Friday” (e premtja e zezë), ditën e pazarit që përcjellë festën “Thanksgiving” në ShBA.

“Morons” (2007) përshkruan skenën e një ankandi ku pikura në korniza me fjalët “I can’t believe you morons actually buy this sh**” (nuk mund të besoj se ju budallenjë bleni këtë m**) është shitur për një çmim marramendës. Veprat nuk mëtojnë që të fshehin përbuzjen e artistit për komercializmin, dhe njerëzit mund të habiten për respektin ndaj vetes që ka blerësi i këtyre veprave që harxhon një pasuri të tillë në diçka që fyen vetë dëshirën e tij për t’i pasur.