Kulturë

Teatri Profesionist i Prizrenit së shpejti do ta marrë emrin e Bekim Fehmiut

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se Teatri Profesionist i qytetit do ta marrë emrin e aktorit të njohur, Bekim Fehmiu.

Thirrjet që kanë ardhur nga shoqëria civile, por edhe subjektet politike që veprojnë në Prizren për emërtimin e ndonjë institucioni kulturor me emrin e mjeshtrit të ndjerë të kinematografisë botërore, kanë qenë të shpeshta gjatë këtyre shtatë vjetëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri rishtazi këto propozime janë injoruar. Mirëpo, të dielën mbrëma, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Teatri Profesionist i Prizrenit së shpejti do të emërtohet teatri i qytetit “Bekim Fehmiu”.

Sipas tij, ky propozim do të shqyrtohet në seancën e radhës të organit më të lartë vendimmarrës lokal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.