Kulturë

Gazetarja brenda botës së xhihadit

Në faqet hapëse të librit të ri, “I Was Told to Come Alone” (Më thanë të vija vetëm), gazetarja Souad Mekhennet rrëfen sesi e kishte caktuar një takim me një lider të Shtetit Islamik në Turqi, më 2014-n, shkruan "The New York Times", transmeton Koha Ditore.

“U thash atyre që më vunë në kontakt me ISIS-in që do t’u shtroja çfarëdo pyetjeje që dëshiroja dhe se nuk do t’ua sqaroja citatet apo t’ua tregoja atyre artikullin para se të publikohej”, shkruan ajo në libër.

“Gjithashtu kisha nevojë të më garantonin që nuk do të kidnapohesha”. Si u bë të ishte në një pozitë që të kërkonte takime të tilla tronditëse dhe se çfarë kishte ndodhur gjatë këtyre takimeve janë pjesë e këtij memoari, që i merr lexuesit prapa skenave të raportimeve të Mekhennet për “The Washington Post”, ku ajo tashmë është korrespodente e sigurisë kombëtare, sikurse edhe për “The New York Times” e media të tjera.

“Si grua myslimane me prejardhje marokene-turke, e lindur dhe e rritur në Gjermani, unë jam në mesin e atyre gazetarëve që mbulojnë xhihadin global”, shkruan ajo. Mekhennet diskuton se përse ka qenë sfidë të shkruajë për veten, sesi i qaset neutralitetit si reportere, e shumë më tepër se kaq.

... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.