Nëntë shkronja që mbajnë ngjyrën e artë formojnë fjalën REKTORATI. Janë të vendosura në murin ballor të ndërtesës ku kryen detyrat stafi menaxherial i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ndërtesa në zemër të kryeqytetit, e në një skaj të kampusit universitar, është njëkatëshe e me një arkitekturë interesante. Arkitektja Florina Jerliu e kategorizon si objekt me arkitekturë të klasicizmit të përtërirë. Bazuar në këtë, ndërtesa besohet se u ndërtua në shekullin XIX. Ajo në fillim qe përdorur si hyrje për në kazermën osmane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë vonë, në kohën e ish-Jugosllavisë, u bë edhe burg. Kujtesa kolektive flet për keqtrajtim e vrasje brenda këtij objekti. Gjurmët e atij tmerri mund të zbulohen në bodrumin e tij.
Ata që e themeluan Universitetin e kujtonin kohën kur kjo ndërtesë u kthye nga famëkeqja në kupolë të drejtimit nga dija e shkenca.
... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.