Kulturë

Gjurmëve të tempullit unik për hyjneshën dardane

Descriptive Text

Incizimet e para një dekade kishin dhënë shenja të forta për praninë e strukturave që mund të dëshmonin mbi ekzistencën e një objekti në jug të kështjellës së dikurshme në Gllamnikun e sotëm afër Podujevës.

Se lokaliteti arkeologjik i Vendenisit fsheh një thesar të trashëgimisë kulturore dihej prej fillimit të viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur aty u gjet mozaiku i Orfeut, një pjesë e të cilit mbahet në Kosovë e tjetra në Serbi.

Por, gjetja e fundit zbulon një tjetër histori për banorët e kësaj ane, këtu e gati njëzet shekuj më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Strukturat që kanë dalë në pah përgjatë gërmimeve dymujore të këtij viti kanë dhënë dëshmi se edhe gjatë periudhës romake banorët lokalë, dardanët, adhuronin perëndeshën apo hyjneshën e tyre, Dea Dardanicae.

Jashtë Kështjellës në atë që quhet Vicus (vendbanim përtej mureve të kështjellës), ku qëndronin banorët lokalë, të dhënat flasin për një tempull që i është kushtuar perëndeshës dardane. Gurët e lidhur me llaç gëlqeror ishin ngritur nga banorët për të adhuruar hyjneshën e tyre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Image