Kulturë

“N’ Shpi” sjell dozën e argëtimit

Emisioni “N’ Shpi” në edicionin e dytë do të sjellë intervista atraktive në studio dhe rubrika të cilat tash e tutje do të shndërrohen në dozë argëtimi për shikuesit.

Pjesa e parë e emisionit do të jetë e hapur edhe për komunikim me publikun. Se për çfarë ju ka marrë malli prejse po përballemi me pandeminë COVID-19, mund ta ndani me të tjerët duke telefonuar gjatë minutave të emisionit.

Në rubrikën “Buka jonë, goja e huj” do mund të shihni se si i komenton ushqimet tradicionale shqiptare Alejandro, spanjolli i cili jeton në Prishtinë.

Këtë javë nis edhe loja shpërblyese e emisionit “N’ Shpi”, që vjen të dielën prej orës 20:30, kur edhe do të jepen detaje se si shikuesit mund të bëhen pjesë e saj.