Kulturë

Shenja e kolonizimit serb në Prishtinë

Descriptive Text

Katër gra, mantelbardha, janë ulur përtej xhamave të sportelit. Po bëjnë muhabet e po presin pacientë. Mobilizohen sapo shohin hyrjen e një tjetri në objekt. Brenda shkëlqen gjithçka, është pastër. Është Dispanseri në Prishtinë, në qendër të qytetit.

Ato nuk pranojnë të flasin për akomodimin e tyre në këtë objekt. Hierarkia thonë se nuk ua lejon një komunikim të tillë me publikun, shkruan sot “Koha Ditore”. Por nga ajo që shihet në pamje të parë, ato dhe i gjithë shërbimi janë ambientuar mirë në këtë ndërtesë të moçme.

Objekti gati njëshekullor ka kohë që është në shërbim të personave që vuajnë nga sëmundjet e kraharorit. Por, nuk ka qenë gjithnjë kështu. Prishtinasit e vjetër e mbajnë mend të ketë qenë burg, ku janë keqtrajtuar shqiptarët.

Objekti i ndërtuar nga francezët ka qenë edhe shkollë e çerdhe fëmijësh. Për arkitekten Florina Jerliu, ky objekt është simbol i kolonizimit serb të Prishtinës, e më gjerësisht edhe Kosovës.

Varianti modest i klasikes

Një kopsht i bukur, në të cilin vërehet kujdesi i përpiktë i dorës së njeriut, është i shtrirë para objektit të ulët, në rrugën “Fehmi Agani”. Bari i kositur e trëndafila janë hijeshia e atyshme. Ka edhe lisa të gjatë, pisha e pemë.

Kontrasti i menjëhershëm është numri i madh i kontejnerëve të bërllokut, që përgjegjësit për vendosjen e tyre kanë vendosur t’i lënë mu para hyrjes për në hapësirën e Dispanserisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.