Kulturë

Artistja e revoltës me ngjyra

Shpirti rebel i saj del në pah prej mënyrës se si duket. E veshur me tunikë të zezë, nën të një triko hiri, varësisht se si lëviz i del në pah tatuazhi në krahun e majtë.

Kapelën e zezë me strehë e ka dekoruar me shkronjën “F”. Shkronja F, e verdhë, mund të kuptohet në shumë forma, si F-për Fitore, F-Feministe apo F-për ndonjë interpretim tjetër varësisht prej atyre se si e shohin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më pas aksesorët në duar e qafë ia kompletojnë pamjen. Por flokët e bardha dhe fytyra e saj e qeshur gjatë tërë kohës sikur vijnë në kontrast me atë që mund të duket nga jashtë. Në këtë formë paraqitet artistja rebele, por që reflekton pozitivitet. Njësoj është edhe arti i saj.

Revolta, rebelimi dhe më pas një dozë e pozitivitetit gërshetohen në veprat artistike të Fitore Berishës. Ka studiuar për pikturë, por punon në disa mediume. Ky edhe është qëllimi i saj: eksperimentimi në fusha të ndryshme të artit janë sfidat që gjithmonë ia vë vetes para... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.