Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zëri i thyerjes së paragjykimeve për gratë myslimane

Farah Sirajn e njohin në së paku tri kontinente, por kjo nuk ia ka zbehur hiç modestinë. E ulur në një kafene në shesh të kryeqytetit, e buzëqeshur nis ta shpalosë rrugëtimin e saj muzikor.

Vathët janë i vetmi dekor me motive orientale që do të mundë të ndërlidheshin me vendin e saj të origjinës, por pamja e saj është moderne. E ka mision t’i thyejë paragjykimet për myslimanet arabe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam me fat, sepse po të ishte lindur vetëm pak përtej kufirit të Jordanit, ose do të isha një palestineze pa shtet, ose një refugjate siriane a irakiane”, thotë ndër tjerash Siraj, që ka marrë namin e ambasadores muzikore të Jordanit, me muzikën e saj jazz-spiritual, me motive flamenco e arabe.

Këngëtarja, e cila ndan kohën mes Lindjes së Mesme, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë u ndal për ta përmbyllur një festival që u dedikohet feministeve. E tillë është edhe vetë Siraj, e cila përdor artin e saj për të ngritur zërin për të drejtat e grave e të refugjatëve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.