Kulturë

Alois Mock dhe historia e papërsëritshme e një ministri të Jashtëm

Descriptive Text

7 prilli i këtij viti do të jetë një datë e veçantë. S’ka si të mos jetë e tillë, kur do më shkel këmba në shtëpinë e Alois Mockut, i cili me punën e tij ka shkruar një pjesë të historisë së Austrisë.

Emri i tij nuk është vetëm pjesë e historisë austriake, por edhe asaj evropiane.

Përpos vendit të tij, ka edhe shumë shtete që si rezultat i aktivitetit të tij për çlirimin e popujve të shtypur e ngrenë në piedestal emrin e tij.

Kjo vlen sidomos për popujt e Evropës Juglindore dhe asaj Lindore, të cilëve komunizmi ua kishte mohuar lirinë duke ua vënë sipër perden e nënshtrimit dhe gjembat e shtypjes. Pasionit të tij politik për ndihmë ndaj popujve të shtypur i përkulet shumëkush.

Një kontribut të pazëvendësueshëm dha edhe ndaj çështjes shqiptare. Për Mockun çështja shqiptare përbëhej nga dy fusha: Shqipëria (dhe e kaluara e veçantë dhe e vështirë e saj, - dhe jo natyra - e bëri një nga vendet më të varfra të Evropës) dhe kushtet e jetesës së shqiptarëve jashtë shtetit shqiptar, sidomos atyre në Kosovë. (Artikullin e plotë të Faruk Ajetit mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)