Kulturë

Hapёsira dhe libri: Panairi i librit “Prishtina 2017”

Posa ngjet shkallёt nga jashtё Pallatit tё Rinisё ndihet njё atmosferё e kёndshme.

Plot qytetarё vijnё e shkojnё, disa janë ulur sipas dёshirёs dhe shijojnё njё kafe nё njё tendë tё vogёl tё ngritur mu aty, para Panairit tё Librit, shkruan Lorika Hisari, në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Qytetarёt sikur janë tё lumtur, nё disponim tё mirё, tё buzёqeshur, mbajnё nё dorё kush mё pak e kush mё shumё libra qё i kanё blerё nё Panair.

Jam vizitore e rregullt e Panairit tё Librit nё Prishtinё, qё mbahet nё qershor tё ҫdo viti. Dhe ҫdo vit, posa hyj brenda, e njёjta pёrshtypje.

Njё hapёsirё e rregulluar dosido, sa pёr tё mundёsuar ekspozimin e librave, tavolina mbushur me libra nga tё dyja anёt, qё tё kujtojnё tezgat nё treg tё pemёve e perimeve, njё shtrojё ku shumё lehtё mund tё ngatёrrohesh pёr t’u rrёzuar, njё hapёsirё e paajrosur, organizim gati kaotik.

Njerёzit sikur hyjnё brenda nё shpejtёsi, duke u shtyrё, sa pёr t’i blerё librat qё i duan, pёr t’u larguar menjёherё nga ai vend.

Jo mё larg se poshtё Panairit, nё atriumin e Pallatit tё Rinisё, mund tё ulesh pёr njё kafe, nё njё kafeteri me hapёsirё relativisht tё madhe, tё rregulluar bukur, me enterier tё ngrohtё dhe shёrbim tё mirё, ashtu si di tё ofrojë Prishtina.

A ka mundur qё hapёsira e Panairit tё organizohet mё mirё? (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)