Kulturë

Vdiq artisti Gurakuq Dobruna

Gurakuq Dobruna – “Kuqi”, dizajner grafik dhe themelues i gazetës thumbuese politike “Lirindja”, ka vdekur të enjten në moshën 53-vjeçare, kanë njoftuar familjarë e miq të tij.

Kumtin e ka ndarë për miqtë miku i tij, gazetari Rilind Gërvalla.

“Na la edhe Gurakuq Dobruna, me zemër të copëtuar ju shpreh ngushëllime familjes atdhetare Dobruna”, ka shkruar Gërvalla teksa ka evokuar edhe njohjen me të. Ka thënë se së fundmi kishte folur me Dobrunën se si UÇK-ja kishte pasur në radhët e saj edhe artistë e rockerë dhe se kjo gjë duhej të promovohej.

“Kuqi”, me “Lirindjen” përmes sarkazmës godiste fenomenet e këqija në shoqëri.

Edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka cilësuar si lajm të hidhur vdekjen e hershme të Dobrunës. Ka thënë se ai ishte aktivist shumëdimensional, veteran i UÇK-së dhe së fundmi edhe kryetar i degës së subjektit politik “Alternativa” në Gjakovë.