Filmi i ri i regjisorit suedez Ruben Ostlünd i bën satirë dhe kritikon botën e arteve të bukura dhe të kulturës, por gjithashtu shpërfaq mënyrën jo humane se si i trajtojmë të tjerët, me gjithë tentimet tona të altruizmit.
Filmi ka në qendër Christianin (Claes Bang), një menaxher i muzeut bashkëkohor, i cili tenton të krijojë një momentum rreth instalacionit të quajtur “The Square”, shkruan “Daily Review”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo është një hapësirë e sigurtë, ku të gjithë mund të kërkojnë ndihmë nga personat përreth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i marrëdhënieve me publikun sugjeron Christianin që të krijojë dramë rreth instalacionit që do të ndihmonte muzeun të merrte vëmendjen e mediave. “The Square” jep mesazhin përmes vulës komike dhe spektaklit që posedon Ostlünd, duke ia mundësuar filmit që të largohet nga shtegu për të vënë në qendër jetët e personazheve.
Bang jep një performancë të shkëlqyer dhe personazh me vetëbesim që është i vendosur për të përçuar mesazhin altruist në zemër të tregimit.
Duke shpërfaqur fort mirë botën egoiste në të cilën jeton, Christiani është narrator i paarritshëm; vetëmadhështia shpesh mundëson pikëpamjen e ngjarjeve të filmit. Bang përkrahet nga një kastë e talentuar, por e papërdorur aktorësh, siç janë Elizabeth Moss dhe Dominic West, anglishtja e të cilëve i jep më pak kuptim filmit sesa një paraqitjeje të thjeshtë ndërkombëtare.
Bukuria e filmit fshihet në shkatërrimin e vetëbesimit brenda botës së artit, sidomos në atë bashkëkohor. Arti që paraqitet në film përqeshet ose injorohet dhe shumica e skenave të punës së Christianit janë të zbrazëta dhe të ruajtura për pak vizitorë.
Veprat e artit që shfaqen brenda “The Square” janë referencë e artistëve bashkëkohorë. Një seri e letrave të neonit kujtojnë artistin konceptual nga Amerika, Joseph Kosuth dhe performanca artistike që huqet nga Bang me gjasë është referencë për veprën e Marina Abramovich... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.