Projekti për restaurimin e Muzeut Etnologjik në Prishtinë, gjashtë muaj i bllokuar

Projekti për restaurimin e Muzeut Etnologjik në Prishtinë, gjashtë muaj i bllokuar

02 qershor 2017 08:47

Prishtinë, 2 qershor - Plasaritjet në muret e objektit të Muzeut Etnologjik në Prishtinë ka kohë që janë të dukshme. Kompleksi “Emin Gjiku”, që për vite është monumenti më i vizituar në vend, është i rrezikuar nga mosndërhyrja e shtetit për restaurimin e tij. Pos strukturave, eksponatet po ashtu janë në gjendje jo të mirë shkaku i mungesës së përkujdesjes.

Qysh prej viti 2006, kur është hapur, eksponatet e këtij Muzeu që shtrihet në dy objekte, nuk janë trajtuar më. Punonjësit kujtojnë se eksponatet më të vjetra se një shekull, para 11 vjetësh ishin trajtuar me rekomandim që pas gjashtë muajsh të konservohen prapë shkaku i brejtësve që mund të ndikojnë tek materialet e tekstilit. Në verën e vitit të kaluar gazeta kishte raportuar se oborri së bashku me objektet ngjajnë me ndonjë ndërmarrje të kohës së kaluar, që nuk ka pasur përkujdesje prej viteve ‘90 e këndej.

Ministria e Kulturës, në buxhetin e këtij viti ka paraparë 80 mijë euro për restaurimin e këtij kompleksi. E Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë qysh vjet e ka hartuar projektin. Por institucioni më i lartë kulturor ende nuk ka ndonjë afat konkret, se kur do të nisin punimet.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu, ka thënë se si institucion e kanë në plan restaurimin e këtyre objekteve, por është shtyrë shkaku i masave preventive që janë duke u ndërmarrë në monumente të tjera (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme