Kulturë

Muzika është ilaç në ambientin kaotik

Meriton Ferizi ka lindur në Gjakovë në vitin 1980. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje.

Ka kryer studimet në Degën e Pedagogjisë së Përgjithshme Muzikore në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, pastaj edhe 4 vite të tjera në instrumental me instrumentin frymor fagot dhe dy vite master për po këtë instrument, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka punuar si mësimdhënës i lëndës solfexho dhe fagot në Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë. Anëtar i formacioneve (ansambleve) muzikore si “Okteti Plus”, “Latino Band”, “Trio Sonore”.

Është fagotist në Filarmoninë e Kosovës, profesor në Fakultetin e Arteve në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, drejtor i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit në Gjakovë.

Ferizi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Muzika. Po filloj me artin e muzikës pasi që është profesioni im i përzgjedhur jetësor. Për ndikimet (ndërlidhjet) pozitive që i sjell te njeriu, mendoj që muzika hyn në artin unik që ndërlidhet me të gjitha artet e tjera dhe me çdo gjë që na rrethon.

Muzika ka ndikim qysh te fëmija në barkun e nënës, në lindje, vdekje, gëzime e hidhërime, luftëra, festa të ndryshme, në moralin, personalitetin, karakterin dhe formësimin e njeriut... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.