Më 6 qershor Panairi i Librit në Prishtinë

Më 6 qershor Panairi i Librit në Prishtinë

01 qershor 2017 11:07

Panairi i 19-të do të mbahet nga 6-11 qershor 2017 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruan KultPlus. “Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Sipas këtij njoftimi mësohet se në këtë edicion do të shënohet 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit; 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit;220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit; 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit; 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit; 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit; 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit; 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit; 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit; 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit; - 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll; 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon; 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell; 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo; 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut; 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt dhe 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit, kurse edhe sivjet do të ndahen cmimet për shkrimtari i vitit (letërsi shqipe; shkrimtari i vitit (letërsi e huaj) dhe stenda më e vizituar. Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Në këtë vit do të prezantohen rreth 1100-1200 tituj të rinj, kurse numri i titujve të viteve të fundit shkon deri në rreth 4000.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme