Arkeologu, historiani, gjeografi dhe albanologu Carl Ludvig Patsch u lind në Kowatsch të Çekisë në vitin 1865, kurse vdiq në Vjenë më 21 shkurt 1945.
Në Çeki (Pragë) kishte përfunduar studimet në fushën e historisë e të gjeografisë, ndërsa më vonë kishte kaluar në Vjenë dhe kishte specializuar historinë, filologjinë klasike dhe arkeologjinë, e në Universitetin e Vjenës kishte qenë edhe profesor, shkruan Naser Ferri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi përfaqësues i Austro-Hungarisë kishte qëndruar një kohë mjaft të gjatë në Bosnjë- Hercegovinë, Mal të Zi e në Sanxhak, ndërsa për një kohë kishte bërë hulumtime edhe në Shqipëri dhe i kishte publikuar rezultatet e studimeve të veta historike, arkeologjike e etnografike në botime të veçanta dhe në revista të ndryshme (kryesisht në Buletinin e muzeut të vendit të BeH - Glasnik Zemaljskog Muzeja Bosne i Hercegovine), por edhe në revista të tjera shkencore evropiane.
Veprimtaria e Patschit në Shqipëri kishte filluar në vitin 1904, kur ai kishte marrë pjesë në kërkime arkeologjike në lokalitetin Triport në Gjirin e Vlorës, ndërsa në vitin 1907 kishte participuar në kërkimet arkeologjike në Kishën e Shën Sergjit dhe Shën Bakut në Shirgji të bregut të Bunës, afër Shkodrës, e cila në popull njihej si Kisha e Sh’na Prendës.
Rezultatet e këtyre kërkimeve i kishte botuar pastaj në revistën “Saznanja” (Njohuri) të Sarajevës më 1907. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)