Shkrimtari nga Kosova Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të “Çmimit Kadare” me romanin e tij Profeti nga Praga, njofton gazeta Shqip.
Çmimi “Kadare” i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, u akordua gjatë Ditëve Letrare të Razmës. Ky çmim u shpall nga ish - ministri i kulturës francez Frederic Miterrand. “Çmimi Kadare” 2017 u akordua nga Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, ku në listën finale të jurisë ishin 6 autorë me veprat e tyre, nga 36 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse që janë dorëzuar gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuria prej pesë anëtarësh e drejtuar nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu u mblodh për herë të fundit gjatë Konferencës Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia” e cila u organizua nga Departamenti I Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun të Universitetit Europian të Tiranës.. Shkrimtari Musa Ramadani .Vlera e këtij çmimi Musa Ramadani është 10 mijë euro si edhe botimin e librit nga Botimet Mapo.
Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të vecantë si për nga forma ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort m njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, I cili një roman për letërsinë, si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër I hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme.