Kulturë

“Ode gëzimit” kumbon në kohë krize

Në ditët e fundit, “Pauliplatz” i frekuentuar shumë në Köln, është i qetë. Asnjë fëmijë duke luajtur, më vështirësi sheh ndonjë veturë, e vetëm disa këmbësorë. Madje edhe zogjtë duket sikur janë në karantinë. Por në orën 18:00 të dielën, disa dritare hapen.

Notat e një borie mund të dëgjohen, pastaj të një flaute, që ndiqet nga një klarinetë. Një violinë dhe një kontrabas fillojnë që të dëgjohen në anën tjetër të sheshit. Jo plotësisht një orkestër, por qartësisht e përafërt, transmeton KOHA.

Ata që nuk luajtën ndonjë instrument, thjesht kënduan me melodinë e fundit të “Simfonisë së nëntë” të Ludwing van Beethoven, e vendosur në një poemë nga Friedrich Schiller. “Askush nuk pret një ngjarje muzikore në perfeksion! Të jesh aty është gjithçka”, ishte motoja e kampanjës së “Muzikantëve nga Gjermania” e iniciuar nga disa asociacione të muzikantëve gjermanë.

Me muzikë kundër koronavirusit

Njëlloj si në Köln, muzika është luajtur përgjatë gjithë Gjermanisë mbrëmjen e të shtunës për këtë rast të veçantë. Në Stuttgart, muzikantë të orkestrës së qytetit u bënë pjesë e aktivitetit, siç bënë të tjerët në Freiburg, ku anëtarët e “Freiburg Baroque Orchestra” u brohoritën nga njerëzit që kishin shtëpitë përreth pas një performance në oborr të shtëpisë.

Në Berlin, këngëtarë nga Opera Shtetërore e Berlinit kthyen ballkonet e tyre në skenë.

“Kur operat dhe koncertet live nuk mund të ndodhin, ne duhet që të gjejmë forma të tjera”, ka thënë drejtori gjeneral i muzikës në Stuttgart, Cornelius Meister. Performanca të shumta muzikore janë xhiruar dhe shpërndarë në internet gjatë vikendit.

Shumë më herët sesa kriza e koronavirusit ishte e njohur se muzika mund të jetë një ilaç i efektshëm kundër vetmisë dhe shpirtrave të lënduar. Mirëpo në Italinë e goditur rëndë nga pandemia në javët e fundit, një epokë e re e muzikës në publik ka filluar. Ngjarja kombëtare “Flash mob sonoro” fton muzikantët dhe muzikëdashësit, profesionistë apo jo, që të performojnë së bashku.

Tani edhe Gjermania po e ndjek këtë: kampanja “Muzikantët për Gjermaninë”, e iniciuar nga asociacione të ndryshme të muzikantëve në Gjermani, është përkrahur nga mijëra profesionistë dhe amatorë në të gjithë vendin.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.