Kulturë

“Express” në KTV sot i dedikohet Leze Qenës

Emisioni “Express” në Kohavision, i dedikohet krejtësisht aktores Leze Qena, e cila vdiq sot në moshën 85 vjeçare.

Jetëpërshkrimi i saj, momentet më interesante nga karriera 66 vjeçare dhe kujtime të paharruara nga miqtë e bashkëpunëtorët e saj, vijnë të përmbledhura në emisionin e pasdites në KTV.

Në kujtim të Leze Qenës, “Express” ju risjellë në kujtesë disa nga performancat më ikonike të një prej aktoreve më pozitive të skenës. Po ashtu nuk do të mungojnë as rrëfimet në vetën e parë, që Lezja ia besoi gazetarëve të KTV-së ndër vite.

Na ndiqni nga ora 16:30, në Kohavision.