Kulturë

Ylli operës, Placido Domingo konfirmohet pozitiv me koronavirus

Ylli i operës, Placido Domingo, ka deklaruar të dielën se është infektuar me koronavirus.

Domingo, 79 vjeçar, i cili ishte në Meksiko, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“E ndjej si detyrë morale të ju njoftoj se jam testuar pozitiv me Covid-19”, ka shkuar ai, transmeton KOHA.

Ai ka thënë se ai dhe familja e tij janë në vetizolim. Domingo ka deklaruar se ka vendosur të testohet pasi kishte disa simptoma të virusit.

Ai tutje ka bërë thirrje që njerëzit të kenë kujdes dhe t’i ndjekin këshillat.