Jo rastësisht muzika elektroakustike ndryshe cilësohet edhe si “film për mendjen”. Eksperienca e dëgjimit të saj mund të bëhet sikur përjetimi me syzet “VR” (realitet virtual), vetëm se muzika i zëvendëson imazhet, duke i dhënë mundësi imagjinatës që të krijojë pamje, shkruan sot Koha Ditore.
Symbyllur, ulur në një ambient të përshtatshëm por të errët, është forma më e mirë e përjetimit të kësaj muzike e cila vjen nga altoparlantë të mëdhenj. Në këtë formë dëgjuesi mund të arrijë që të bëhet pjesë e një eksperience interesante. Kapërcimi në një tjetër dimension është njëri prej përjetimeve. Pjesë e një përvoje të tillë u bë publiku kosovar të enjten mbrëma, me atë që u quajt “Nata akusmatike belge”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.