Kulturë

“Bukuri e fshehur në lëvizje” zbërthen energjinë e brendshme

Trupat e njerëzve e figurat në lëvizje, kryesisht prej guri, i japin një tjetër pamje sallës ekspozuese. Ambienti i mbushur me skulptura në mesin e tyre edhe aso që mund të shihen si monumentale, përthekon goxha qartë figurën e njeriut. Por edhe të kafshëve e shpendëve. Mjeshtëria e shkrirë në gurë e dru shihet si një mozaik ku preciziteti është kryefjalë, shkruan sot Koha Ditore.

Por prapa së bukurës dhe asaj që shihet vizuelisht, skulpturat e Albulen Nezirit duan më shumë kohë për t’u lexuar. Janë aso që nuk kapen në shikim të parë. Përçojnë diçka të brendshme që edhe vetë autori nuk e ka të lehtë ta shpjegojë.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.