Rreth tridhjetë piktura nga Vigan Nimani u paraqiten për publikun si pjesë e shfaqjes solo artistike të titulluar në anglisht "Properties of the undeveloped"
Ekspozita e punimeve me titullin “Pasuritë e të pazhvilluarve” e artistit Vigan Nimani është hapur mbrëmjen e së enjtes në hapësirën ekspozuese Motrat në Prishtinë. Në praninë e shumë artdashësve dhe publikut, punimet e Nimanit u veçuan për eklektizëm stilesh dhe për tematikë shumë specifike të bazuar në relieve arkitektonike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth tridhjetë piktura nga Vigan Nimani u paraqiten për publikun si pjesë e shfaqjes solo artistike të titulluar në anglisht "Properties of the undeveloped" që në shqip përkthehet si “Pasuritë e të pazhvilluarve”. Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 26 qershor.
Kjo përzgjedhje e veprave, e punuar nga artisti, në dialog me organizatorët, do t'i lejojë publikut të udhëtojë nëpër vende dhe arkitektura të braktisura shpesh nga ata që kanë banuar në jetët e tyre të kaluara. Në ngjyrë dhe bardhë e zi, puna e Vigan Nimanit i thurr lavd me nostalgji të caktuar një bukurie të papritur ku njerëzit janë të paktë.
Vigan Nimani ka lindur në Prishtinë në vitin 1981. Ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërmjet viteve 2002 dhe 2006, i specializuar në pikturë. Veprat e tij janë paraqitur në disa ekspozita solo dhe grupore në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Holandë.
është e hapur çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora 9h00 deri 18h00, në hapësirën ekspozuese Motrat, objekti i Trembelave në rrugën Shaban Polluzha në Prishtinë, prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas organizatorëve, për vizitorë që duan ta shohin ekspozitën ditën e shtunë apo të diel, mund të bëhen përmes kërkesave të veçanta në e-mailin [email protected].
{gallery}