Kulturë

Kori nga Peja do të përfaqësojë Kosovën në “Lojërat Botërore të Korit”

Kori “Siparantum”, është zgjedhur që ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 11-të të “Lojërave Botërore të Korit” (“World Choir Games”).

Përveç përgatitjes në aspektin artistik, kori ka një preokupim tjetër, pasi që nuk posedon buxhet prej 23 mijë eurosh që i nevojitet për pjesëmarrje atje.

Përmes një videoje e formave të tjera, kori po kërkon ndihmë nga biznese e artdashës, raporton “Express” i KTV-së.

Kori nga Peja, deri tani e ka të konfirmuar mbështetjen vetëm nga kryetari i Komunës së Pejës.

Ndërsa, themeluesi i korit, Memli Kelmendi, u është drejtuar zyrtarisht edhe institucioneve kryesore të vendit.

“Lojërat Botërore të Korit”, bazohen në parimet e Lojërave Olimpike. Aty garojnë rreth 500 kore nga vende të ndryshme të botës.

Kori “Siparantum”, i themeluar para dy vjetësh, ka interpretuar më shumë se 50 koncerte brenda edhe jashtë Kosovës, si në Kroaci, Francë, Itali e Maqedoni.