Kulturë

Shkrimtari humanist

Descriptive Text

Njëri nga autorët e kohërave moderne, veprat e të cilit janë shitur në miliona kopje dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë botërore, njihet edhe për diçka tjetër shumë të veçantë.

Khaled Hosseini, autor i “Gjuetarit të Balonave”, është një humanist i madh dhe shumë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Si një nga ambasadorët e vullnetit të mirë të UNHCR-së, Hosseini vazhdimisht shfrytëzon popullaritetin e tij për të ndihmuar refugjatët nga Lindja e Mesme, të vendosur nëpër kampe gjithandej.

Në faqen e tij në facebook, Hosseini gjatë tërë kohës shfaqet afër refugjatëve, numri i të cilëve është rritur jashtëzakonisht shpejt gjatë 3 viteve të fundit si pasojë e luftës në Siri.

Hosseini është afgano-amerikan, tri veprat e të cilit shfaqin kulturën e vendlindjes dhe vuajtjet e mëdha të popullit si pasojë e pushtimit nga talebanët.

{gallery}