Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Andrra sonte performon në Oda

Fatime Kosumi pas 7 vjetëve është kthyer në Prishtinë për të sjell këngët e saj të krijuara së fundi.

Kështu pas koncertit të këngëtares në kuadër të POLIP - Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Prishtinë, ajo sonte do të performojë në Teatrin Oda, me fillim nga ora 20:00, shkruan KultPlus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Andrra në këtë koncert për herë të parë do të performojë live këngët nga EP-ja si “Palinë” përcjell nga muzikantë nga Berlini si: PC Nackt, Christoph‚ Mäckie Hamann, Milian Vogel dhe Jörg Wähner.

Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re “Palinë” me 15 maj. Këtë këngë “Andrra” ua kushton vajzave të reja të cilat martohen nga familja e tyre.