Kulturë

“Instrumentistët e Vegjël Popullorë” nga Drenasi kthehen nga Fushë-Arrëzi me çmim të parë

Për të 14-in vit radhazi qyteti i Fushë-Arrëzit, Pukë priti instrumentistë të vegjël nga të gjitha trevat shqiptare.

I njohur për natyrën e bukur dhe dashurinë e të vegjëlve për çiftelinë e vallet, Fushë-Arrëzi sjell në kujtesë rëndësinë e muzikës popullore te brezat e rinj.

Në qytetin e vogël verior, të rrethuar nga malet për 3 ditë radhazi jehuan tingujt e vallet e përcjellësve më të denjë të trashëgimisë kombëtare.

Fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse morën pjesë në festivalin “Instrumentistët e Vegjël Popullor”, tashmë traditë që prej vitit 2004.

Image

Gara me pjesëmarrës nga 28 qytete Shqipërisë dhe trevave shqiptare u mbajt në datat 19, 20 dhe 21 maj.

Juria e drejtuar nga Zhani Ciko vlerësoi me çmimin e parë grupin e Drenasit, çmimi i dytë shkoi në qytetin e Sarandës dhe çmimi i tretë për Lipjanin. Gjithashtu u akorduan dhe një sërë çmimesh të tjera dhe certifikata mirënjohje.

Çmimi i traditës shkoi për Fushë-Arrëzin, që do të vijojë sërish të jetë “foleja” që do mbledhë “zogjtë” që janë ruajtësit më të mirë e të denjë të traditës që s’duhet humbur.

Image