Kulturë

Katër muzikantë shqiptarë në skenën prestigjioze të Ankarasë

Descriptive Text

Katër instrumentistë të njohur shqiptarë do të prezantohen me një koncert në Ankara të Turqisë. Violinistja Sihana Badivuku, violinisti Blerim Grubi, violonçelisti Antonio Gashi dhe kontrabasisti Fraim Gashi sot (e hënë) do ta ndajnë skenën para audiencës turke.

Krahas punës së tyre dhe sukseseve që kanë arritur viteve të fundit në aspektin individual, të katër muzikantët njihen edhe si themelues të degës së harkorëve në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

mbajtur koncerte së bashku edhe në të kaluarën me formacione të ndryshme dhe ky i radhës do t’i bashkojë në skenën prestigjioze ku i mban koncertet e veta Orkestra Simfonike Presidenciale e Ankarasë.

Bashkë me muzikantët shqiptarë në skenë do të ngjitet edhe pianistja turke, Yeshim Gokalp... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.