Kulturë

Zgjedhja e kryesisë së njërit krah nuk u jep fund telasheve në “Agimi”

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të shoqërisë kulturore artistike “Agimi” e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor të organizatës, në kuadër të të cilit janë miratuar statuti i ri dhe dokumenti strategjik për vitet 2017-2020, teksa është votuar edhe përbërja e re e Kryesisë.

Bazuar në Statutin e miratuar në fundjavë, anëtarësia ka zgjedhur pesë nga shtatë anëtarët e Kryesisë, derisa dy vendet tjera do të plotësohen nga seksionet artistike me propozimin e drejtorit artistik, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga dhjetë të nominuarit për anëtarë të Kryesisë, Besim Berisha, Agnesa Çipa Laçi, Arben Mashkulli, Flaka Xërxa dhe Arbëresha Berisha kanë marrë më së shumti vota.

Ndërkaq në mënyrë unanime, kryesues i Kuvendit të anëtarëve është zgjedhur, Hajrulla Çeku dhe përfaqësues i autorizuar, Arben Mashkulli. Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se kryesia e re e ShKA “Agimit” do të mbajë takimin inaugurues, ku do të zgjedhën kryetari i Kryesisë dhe drejtori artistik, si dhe do të propozohen emrat për udhëheqësit e seksioneve artistike.

Me gjithë këto zhvillime, ndasitë përbrenda ShKA “Agimi” vazhdojnë të jenë prezent. Mbledhja e Kuvendit të anëtarëve të ShKA “Agimi” qe paralajmëruar për të shtunën. Por mëngjesin e së shtunës nga Liman Asllani është dërguar një letër elektronike në adresë të redaksive të mediave me njoftimin se gjoja ky Kuvend është anuluar pas marrëveshjes ndërmjet dy grupeve. Me një letër tjetër elektronike, Kastriot Marku në emër të Kuvendit të anëtarëve ka kërkuar injorimin e e-mailit të Liman Asllanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.