Kulturë

Publikohet një fotografi e gjyshërve të Dua Lipës dhe Rita Orës në vitet e ’60-ta

Është publikuar një fotografi e shkrepur në vitet e ’60-ta e në të cilën shihen bashkë gjyshërit e dy këngëtareve kosovare me famë botërore, Dua Lipa e Rita Ora.

Fotografia e publikuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini, tregon Seit Lipën dhe Besim Sahatçiun të ulur rreth një tavoline.

Në një postim në Instagram ai ka shkruar se fotografia ishte shkrepur në qytetin e Pejës.

“Babai im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës teksa po çonin nga një gotë në vitet e 60-a në qytetin e Pejës”, ka shkruar ai si përshkrim.

Image