Kulturë

Shënohet 75-vjetori i lindjes së kompozitorit Rauf Dhomi

Artistë të njohur shqiptarë u mblodhën në një ngjarje të përbashkët.

Në këtë koncert festiv, u interpretuan vepra të përzgjedhura nga opusi i kompozitorit Rauf Dhomi.

Interpretimi i aktit të parë të operës “Dasma arbëreshe” bëri bashkë solistë nga Kosova e Shqipëria. Pjesë nga vepra e njohur e Dhomit, u kënduan edhe nga ansambli “Zanat”, “Kori i burrave” dhe “Kori i Fëmijëve” nën udhëheqjen e Elikona Hysajt, raporton “Express” i KTV-së.

Në sallën kryesore të Akademisë dhe Shkencave të Kosovës, u interpretua edhe opera e parë kosovare, “Goca e Kaçanikut” .

Dhomi e vlerësoi interpretimin e veprave të tij në këtë koncert festiv.

Kompozitori Zhani Ciko theksoi se portretin krijues të Dhomit e karakterizojnë idetë, por edhe zhvillimet e shoqërisë shqiptare.

Rauf Dhomit është kompozitori i parë kosovar i veprave operistike dhe gjatë karrierës së tij, ka shkruar një numër të madh veprash muzikore.