Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një përrallë e bukur për kohën e të internuarve

Kur Paul Hompoletz u lind më 21 qershor të vitit 1940 në Londër, i ati ishte ulur pas një teli me gjemba rreth 460 kilometra larg, në një ishull në mes të Detit Irlandez.

I ati i tij, sipas së cilit është pagëzuar, ishte njëri prej rreth 27 mijë shtetasve gjermanë, austriakë dhe italianë të internuar si “armiq alienë” nga Qeveria britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëpër kampe përqendrimi nëpër Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej më të mëdhenjve prej këtyre kampeve ndodhej në “Isle of Man”. Për Hompoletz, dhe rreth 1 mijë e 200 gjermanë e austriakë të tjerë të internuar në kampin “Hutchinson” në Douglas, që ishte kryeqyteti i ishullit, internimi nënkuptonte vështirësi, privim e zhgënjim. Por aktiviteti artistik e intelektual po ashtu mbinte në Hutchinson, duke i kontribuar kështu një trashëgimie unike kulturore që “Ensemble Émigré’, një ansambël kamertal që performon vepra të kompozitorëve gjermanë e austriakë tani po e sjell në jetë nëpërmjet muzikës.

“Opinioni publik në fillim të luftës, vërtet ishte kundër gjermanëve”, ka thënë Norbert Meyn, themelues i “Ensemble Émigré” dhe tenor.

“Kishte një dyshim të përgjithshëm”, ka thënë ai, ani pse Britania e Madhe kishte marrë refugjatë nga Gjermania, para shpërthimit të luftës. Shpirti mikpritës i përgjithshëm në Britaninë e Madhe të vitit 1930, u zhduk sapo që Britania i shpalli luftë Gjermanisë, më 3 shtator të vitit 1939.

Papritmas, rreth 70 mijë gjermanë e austriakë në Britani të Madhe – shumica prej të cilëve po qëndronin aty prej vitesh – ishin klasifikuar si “armiq alienë”. Tribunalet speciale i rishqyrtonin këta individë dhe merrnin vendime nëse ata përbënin rrezik për sigurinë e shtetit, duke garantuar internimin e tyre të menjëhershëm.

Më pak se 600 individë ishin internuar, por situata kishte ndryshuar kur forcat naziste avancuan në Frontin Perëndimor në verën e vitit 1940, duke pushtuar fillimisht Belgjikën e më pastaj Francën. Shtetasit e huaj u bënë edhe më të dyshuar për sabotime e bashkëpunime me armiqtë. Deklarimi për luftë i Italisë në Britani të Madhe më 10 qershor të vitit 1940 e nxiti kryeministrin Winston Churchill të lëshonte urdhrin famëkeq, të njohur si “Collar the lot”, e që nisi raundin e përgjithshëm jo vetëm të italianëve, por edhe të shtetasve gjermanë e austriakë që ende ishin të lirë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.