Kulturë

Teoritë konspirative në filmat e Hollywoodit

Descriptive Text

Krahasimet midis situatës së tanishme politike në ShBA, skenarëve të filmave të Hollywoodit dhe serive televizive janë të bollshme. Filozofi slloven Slavoj Zhizhek mund të thotë se realiteti është bërë virutal: ndonjëherë është e vështirë që në këtë kohë të bëhet dallimi.

Kështu që njerëzit mundohen që ngjarjet t’i shndërrojnë në fiksion në ekran, në mënyrë që të kuptohen më mirë situatat në kohën kur kanë ndodhur, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Derisa polemikat sajohen në politikat e ShBA-së, kritikët kulturorë kanë shikuar me vëmendje serinë televizive “The Americans”, dramën që flet për spiunët rusë të cilët jetojnë në Washington D.C. në kulmin e luftës civile, dhe “House of Cards”, trilerin me Kevin Spacey si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të tjerët janë kthyer nga rekonstruktimi i Hollywoodit mbi ngjarjet e mëdha politike në një periudhë gjysmëshekullore për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh tani në ShBA në degët e ekzekutivit dhe legjislativit.

FBI-ja në kinematografi

Njëri prej filmbërësve më prodhues që ka prekur kundërshtimet politike të ShBA-së ka qenë Oliver Stone.

Regjisori ka përdorur këndvështrim brutal mbi skandalet më të mëdha politike, duke bërë hite të arkave filmike rreth presidentëve amerikanë, me filmat e tij “JFK” dhe “Nixon”. Ai po ashtu ka mbuluar luftën e Vietnamit përmes trilogjisë së filmave dhe ka bërë tre dokumentarë për ish-diktatorin kuban, Fidel Castro.

Derisa filmat e Stones në qendër eksplorojnë skandalet, ai e bën një gjë të tillë duke e vënë fokusin në lojtarët më të mëdhenj prapa skenës – që zakonisht do të thotë agjencitë amerikane të inteligjencës, siç janë FBI-ja dhe CIA... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.