Është ora 07:52. Mëngjes me diell, i mesit të majit pranveror. Udhëtarët në tre vagonë të trenit që kishin prerë më parë biletën, tashmë kanë zënë ulëset e tyre. Nisen për Pejë, nga Stacioni i Trenit në Prishtinë. Do të ndalen deri atje edhe në 19 stacione të tjera. Secili prej tyre pothuajse është monument kulture më vete, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është viti 2017 tash, por 18 vjet më parë, në këtë kohë udhëtarët që mezi po prisnin një biletë treni nuk kishin destinacion Pejën. Kishin synim të shpëtonin gjallë duke ikur nga vendlindja e tyre. Fare pak mund t’u ketë bërë përshtypje që godina përmes së cilës po hynin për të dalë te shinat është objekt me vlera arkitektonike. Ata pa dashje po i shtonin edhe një tjetër vlerë objektit, atë historike. Pikërisht për këtë, në kohë të çlirimit, kishte dalë ideja që te Stacioni i vjetër në Prishtinë të bëhet Muzeu i Eksodit, që do të mbante gjallë kujtesën për një periudhë të vështirë në të cilën kanë kaluar shqiptarët e asaj kohe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGodina sot është një hapësirë që duron edhe “erën” e së moçmes, edhe atë të së sotmes.
Mirëseardhja me art
Arti është mirëseardhja që të ofron godina e vjetër e Stacionit të Prishtinës. Muralet u bënë si pjesë e një kafeneje që funksionon në njërin krah të objektit. Madje atje po punohet tash për të rrethuar me xham një pjesë të oborrit.
Në mes të objektit është dera kryesore. Dykrahëshe, prej druri. E gërryer deri në “asht” nga vjetërsia, e tharë pa ngjyrë. Vështirë hapet e mbyllet. Pas saj shtrohet korridori jo fort i gjatë, deri te porta tjetër e ngjashme për të dalë te vagonët. Në të majtë të këtij drejtimi është vënë një poster i madh. Në të shpërfaqet një tren që nëpër hekurudhë çan midis natyrën e Kosovës. “Shijojeni natyrën duke udhëtuar me tren”, është motoja e saj. E në të djathtë janë sportelet ku prehen biletat.
Gjithçka aty është e vjetër. Dyert e drurit, sportelet, pastaj ulëset, tavolinat e çka jo tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.