Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ruajtja e identitetit ilir jashtë territorit etnik

Gjatë kohës romake, ashtu si popullatat e tjera, emigronin edhe Ilirët dhe ky emigrim kryesisht ishte i natyrës ekonomike. Veçanërisht një material i bollshëm është i pranishëm për atë në provincën fqinje të Dakisë (Dacia) – Rumania e sotme pa pjesën bregdetare – që në fakt ndikoi që të merremi me këtë emigrim.

Për të në radhë të parë flasin dy lloje të materialit arkeologjik: në një anë, burimet epigrafike, si parësore, në mesin e të cilave një vend të veçantë zënë të ashtuquajturat “tabulae cerates” – pllakëzat me sipërfaqe për shkrim të mbushur me dyllë – nga qendra antike Alburnus Maior (Roshia Montana), dhe pastaj për nga rëndësia vijnë monumentet mbivarrore dhe të kultit punuar në gur; e në anën tjetër, nekropolet me mënyrën specifike të varrimit, që e dokumentojnë një gjë të tillë, shkruan Exhlale Dobruna-Salihu në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky emigrim ndodhi aty nga fillimi gjysmës së parë të shekullit II të erës sonë, kur një numër i madh si i qytetarëve romakë, ashtu edhe i vendësve pa të drejtë qytetare – peregrinë të provincës së Dalmacisë dhe i trevave të tjera ilire, kryesisht në një formë të organizuar në grupe si aksion i planifikuar i shtetit romak, u drejtuan në basene minierash dhe krahinash të tjera të njohura ekonomike të kësaj province. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.