Kulturë

Feminizmi është për të gjithë

Vlora Tuzi - Nushi e udhëheq Zyrën e UN Women në Kosovë. Prej afro 15 vjetësh punon në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara, që ka për mandat fuqizimin e gruas.

Ndër vite ka kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e gruas, inkuadrimin e perspektivës gjinore në politika dhe në dokumente të rëndësishme strategjike, në mbështetjen teknike për institucionet e Kosovës etj. Ajo ka mbaruar studimet në Farmaci

---

Liria është ajo më e shtrenjta dhe më e çmueshmja që kemi. Ky vlerësim buron nga vetë jeta ime dhe e gjeneratës sime, duke qenë vetë e rritur dhe duke kaluar rininë time në një periudhë të vështirë me kufizime të panumërta dhe shumë shpesh duke rrezikuar jetën për të arritur një prej qëllimeve elementare jetësore - edukimin.

Do të doja shumë që të rinjtë dhe të rejat, që nuk i kanë kujtimet e asaj periudhe plot dhimbje e humbje, të kuptonin vlerën e lirisë dhe ta shfrytëzonin pa kufi për përparimin e tyre dhe të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu, që të vazhdojmë të ushqejmë lirinë në mendjet tona, të rrëzojmë në vazhdimësi muret e ngritura në mendjet tona, nga e kaluara, konstruktet shoqërore, në mënyrë që çdokush të ketë lirinë të ëndërrojë më fort, të punojë më shumë e ta çojë vendin përpara.
Liria është bërthama, është zemra që i jep jetë çdo mundësie dhe rasti tjetër. Vetëm duke marrë frymë lirshëm, do të mund të jemi version më i mirë i vetes dhe të sjellim ndryshimet e dëshiruara.

Shtëpia nënkupton më shumë sesa një ndërtesë ku strehohemi: është vendi ku secila dhe secili prej nesh duhet të ndihemi të dashur, të respektuar, dhe mbi të gjitha të sigurt. Një vend ku gjejmë kujdesin dhe rehatinë e nevojshme që ëndrrat dhe shpresat tona të rriten...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)