Kulturë

Arbnishtja e Zarës – e folmja që po vdes

Në rrugën Bregdeti, dielli është i fortë dhe Marija Jelenkoviq bën hapa të vegjël, të ngadaltë dhe të lodhur moshe. E trupon me mund udhën nga njëra anë në tjetrën dhe ndalet për t’u mbushur frymë. Kur i duket se ka mbledhur mjaft forcë sa për të vazhduar, u drejtohet për ndihmë të panjohurve që po bënin xhiro nëpër lagjen e saj. Kërkon ta mbajnë pak për krahu sa të mund t’i hedhë këmbët mbi trotuar. Kur të panjohurit, profesorë të Universitetit të Prishtinës, e pyesin nëse flet arbnisht, ajo buzëqesh me hare. Aq hare sa mund të mbetet te dikush i moshës së saj.

Une foli si ju. Jom arbneshkinjë. Kom nëntëlljetë e xhashtë vjet! Foli arbnisht se kanë folë e mama e tata jem. Foli lëtisht, foli shkinisht, foli gërçki, se kom punua me gërk.

Kur thotë lëtisht e ka fjalën për italishten. Kur thotë shkinisht e ka fjalën për kroatishten. Kur thotë Gërçki e ka fjalën për greqishten. Ka të veshur një kostum të errët gri që i jep një hije të rëndë. Ecën me zor, por nuk mban bastun. I lidh tri-katër fjali të rrjedhshme në të folmen e saj, arbnishten e Zarës, variant i gegërishtes veriperëndimore, i një komuniteti që në pjesën e parë të shekullit të tetëmbëdhjetë ka migruar nga zonat e Liqenit të Shkodrës dhe është vendosur në periferi të qytetit të Zarës.

Gjuha që për gati tre shekuj ka mbijetuar dhe është zhvilluar e ndarë nga trungu i saj, tani është e rrezikuar të zhduket(gjerësisht sot në shtojcën e kulturës të “Kohës Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.