Festivali ReMusica rikthehet në Prishinë nga 23-28 maj

Festivali ReMusica rikthehet në Prishinë nga 23-28 maj

19 maj 2017 11:19

Nga data 23 deri më 28 maj, në Prishtinë mbahet edicioni i 16-të i ReMusica. Ky festival nis me koncertin e Korit të Filharmonisë së Ksovoës, që do të mbahet më 23 maj në Kishën Katolike Shën Ndou.

Organizatori i këtij festivali paralajmëron rryma të ndryshme stilistike. Një ndër shtyllat kryesore të këtij viti është fokusi në muzikën vokale dhe muzikën e vjetër, e cila konsiderojmë është shumë e pakët dhe pothuajse tërësisht nën hije dhe jashtë fokusit të skenave tona muzikore. Megjithatë, vend të veçantë në ReMusica sivjet do zë koncerti “Jehonë Barokiene” i shtatë artistëve tanë të rinj, që po dallohen me përkushtimin e tyre në kultivimin e këtij zhanri të veçantë dhe specifik.

Edicion të ReMusica-s do të ketë një numër të madh të premierave të kompozitorëve kosovarë ,nder ta kompozitorët e rinj Kushtrim Gashi, Ardian Halimi, Memli Kelmendi, etj., Në ReMusica këtë vit, përpos netëve te rregullta koncertale, me një program mjaft të ngjeshur, pjesë e pandashme do të jenë masterklaset e shumta dhe ligjëratat.

Prestigjin e edicionit të sivjetshëm e ruajnë dy solistët e shkëlqyeshëm: kornisti çek Premysl Vojta, i cili është fitues i shumë çmimeve të ndryshme ndërkombëtare, ndër to çmimi i parë në garën ndërkombëtare ARD (gara ndërkombëtare e muzikës klasike me e rëndësishme në Gjermani). Vojta përpos recitalit të tij, do ta mbyllë këtë edicion të ReMusica-s në koncertin bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Filharmonisë së Kosovës.

Violinist Kristi Gjezi, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe violinist i parë i Orkestrës Filharmonike të Monte Karlos, do të vijë në bashkëpunim me Korin e Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Rafet Rudin. Kori i FIlharmonisë sivjet paraqitet me program a capella, ku dominojnë veprat moderne të kompozitorëve të rinj kosovarë, deri te vepra e kompozitorit Rudi në bashkëpunim me violinistin Gjezi.

Risi e Festivalit ReMusica këtë vit është bashkëpunimi me teatrin muzikor “Via Berlin”, të cilët dëshmojnë se teksti, muzika, aktori dhe muzicienti mund të jenë mjete thelbësisht të barabarta në një realizim skenik. Teksti thjesht ofron skicën e storjes, lokacionin dhe karakteret, përderisa imazhet dhe muzika plotësojnë pjesën e mbetur. Shfaqja muzikore “Breaking the Silence” do të vjen për publikun kosovar në një formë ende të padëgjuar dhe paparë tek ne, nën e interpretimin e kuartetit shumë të çmuar të saksofonëve nga Amsterdami “Berlage Saxophone Quartett”, fitues te çmimeve të para në Selmer Saxophonquartett Wettbewerb, Chamber Music Competition të Storioni Festival, apo çmimi prestigjoz Kersjes Prijs në Concertgebouw në Amsterdam,. Në këtë Koncertet e përvitshme të ReMusica-s, si nata dedikuar muzikës akusmatike dhe programit të fëmijëve ReMusica Junior (Bota e tingujve) nuk do të mungojnë. Në kuadër të ReMusicas, Tribunës Muzikologjike do të ketë debat mbi “Kritikën muzikore sot”, me të ftuarit e mediumeve shqiptare Kosovë - Shqipëri.

comments powered by Disqus
Të ngjashme