Kulturë

Mbrojtja e mjedisit, mesazh në muralet e reja të Ferizajt

Ferizaj, 19 maj - Akullorja e shkrirë do të “ngrihet” në murin e një ndërtese përballë objektit të Komunës së Ferizajt. Akullorja me kaushë, që simbolizon ngrohjen e madhe globale do të jetë njëri prej tri muraleve të reja që do t’i shtohen qytetit të Ferizajt në edicionin e dytë të “Mural Festit” që për temë ka mbrojtjen e mjedisit, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç këtyre muraleve, “Kamerierit”, “Charlie Chaplinit” dhe “Bletëve”, sivjet do t’u bashkëngjiten edhe dy grafitë tredimensionale dhe një skulpturë me material riciklues. Për krejt këto vepra artistët veçse ua kanë caktuar vendin.

Në edicionin e dytë të “Mural Festit” janë angazhuar 12 artistë të huaj dhe 30 artistë vendorë, të cilët deri më 23 maj do të ndihmojnë në realizimin e gjashtë veprave të artit.

Synimi kryesor për edicionin e sivjetmë të “Mural Festit” është realizimi i një murali në oxhakun e ish-kombinatit të drurit “Tefik Çanga” që vite më parë u privatizua (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.