“RiB” sjell në skenë lundrimin energjik me tinguj

“RiB” sjell në skenë lundrimin energjik me tinguj

19 maj 2017 10:01

Prishtinë, 19 maj - Derisa Ivica Dimitrijeviq ka bërë gati kitarën dhe në skenë kanë nisur të ngjiten kolegët e tij të bendit, të pranishmit në natën e tretë të festivalit “No Recess”, kanë nisur t’i ofrohen skenës.

Të gjendur përballë publikut, bendi i muzikës rock “RiB” ka zgjedhur që mbrëmjen ta nisë me armën e tyre me të fortë: muzikën. U janë shmangur atyre fillimeve të koncerteve me përshëndetje. Tingujt e Jane Trajkovski në kitarë e trumbetë, Ivica Dimitrijeviq në kitarë e bass dhe Filip Stançevskit në bateri, kane qenë një lloj magneti për të pranishmit në “Hamam Jazz Bar”. Që të tre, qysh në fillim, dëshmojnë se bëjnë muzikë për qejf.

Ndiejnë secilin tingull dhe me lëvizje ftojnë secilin nga audienca që t’i bashkohet një rrugëtimi të veçantë muzikor sidomos sa i përket rajonit. Luajnë nënkategorinë e rockut, “surf”, që është i lidhur shumë me kulturën që mban të njëjtin emër. Trio, që numëron gati dy dekada që i është përkushtuar muzikës, është frymëzuar nga bendet amerikane për të interpretuar muzikën që si nënkategori e rockut zë fill në vitet ‘60 të shekullit të kaluar në Kaliforninë e Jugut. Fillimisht është luajtur duke u bërë konkurrencë valëve në një lëvizje të udhëhequr nga ata që njiheshin si “Beach Boys”.

Kjo frymë muzikore është instaluar për nja një orë të mërkurën në “Hamam Jazz Bar”, në kuadër të “No Recess”, festivalit që sefte i është shtuar Prishtinës. Kitaristi i njohur Dick Dale i kishte dhënë një tjetër shpirt këtij zhanri, duke e gërshetuar atë edhe me melodi të Lindjes së Mesme e ato meksikane.

Treshja nga Shkupi pos interpretimit janë edhe aktorë të mirë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme